Raporti apo qendrimi ndaj femijeve


Jeta emocionale e femijes dhe  edukata familjare

Emocionet mund t’i perkufizojm si procese psikike,te cilat e pasqyrojn qendrimin ton,ndaj gjerave dhe ngjarjeve,ndaj njerzve te tjere,ndaj veprimeve dhe aksioneve tona.Faktor shum i rendesishem per jeten emocionale te femijes ,per zhvilimin social te tij dhe per begatimin e jetes emocionale jan prinderit e femijes.Gjiri familjar pervec tjerash ,eshte edhe ambienti me I pershtatshem per zhvillimin emocional te femijes,prandaj ne qoftese te femija hasim dukuri negative ne sferen emocionale, ateher duhet te shikojm se cka eshte shkaku I nje dukurie te till.Nese nena pershembull ankohet se femija e saj nuk ka sjellje te mire,dhe nuk eshte i degjushem ateher nena duhet t’i kontrolloj jo vetem veprimet e femijes por ti studjoj edhe sjelljet e veta ndaj femijes,si ka veprua ne situate te ndryshme ne edukimin e saj.Nje perjetim tjeter I rendesishem I periodes se femijerise se hershme eshte edhe synimi I perhershem dhe I tepruar per pasterti.

Llastimi I teper I femijes dhe kujdesi I teper ndaj tij mund te formojn egoizmin,papergjeqsin ndjeshmerin e tepruar dhe pa aftesin per te perballuar ndonje mosskses.Kur eshte fjala per jeten emocionale te femijes,duhet pasur parasysh se jeta e gezushme ne familje,harmonia familjare dhe mardheniet e mira midis antarve te familjes jane kusht I rendesishem per zhvillimin e drejt

emocional te femijes.perkundrazi mardheniet e ftohta ne familje,mos marveshjet e ndryshme midis antarve te familjes,jan shkaqe te shumta per cregullime emocionale.
Ne rrethinen familjare nuk ka rendesi vetem mardhenia e prinderve me femijet,por edhe mardhenia ne mes te vet prinderve,respektivisht ka rendesi sesi reagojn ne sjelljete njeri-tjetrit.Nen dikimin e femijes ndikon negativisht,nese pran tij grinden dhe shaen prindrit e tij,perdorin fjal fyese dhe ne cdo cast ndahen,ose ne grindjet e tyre futen prindrit ose farefisi tjeter.
Procesi I zhvillimit intelektual emocional,e sidomos social,qe ka filluar ne familje,vazhdon ne shkoll ne menyr intensive dhe sistematike.
Prinderit dhe arsimteret jan persona qe I emiton femija dhe me anen e te cilve pranon dhe prvecon pikpamje dhe qendrime te ndryshme te tij.

Autoriteti I prinderve    

 Nje nder kushtet kryesore per edukimin e femijeve eshte autoriteti I prinderve d.m.th se sa ata me qendrimet e tyre provokojn ndjenjat te femijet e vet dhe zgjojn tek ato deshiren qe t’I u nenshtrohet ndikimeve te tyre.
Autoritei eshte I domosdoshem ne familje.Ne fakt autoriteti I prinderve,eshte fuqia e ndikimit,e cila kushtezohet prej vleres se pergjithshme,mencuris,dashuris prindrore,mardhenieve te drejta humane,respektimin te personalitetit te femijes dhe dinjitetit.
E gjith kjo rjedh prej kujdesit te pergjithshem ndaj femijeve,tolerances dhe taktit te ndikimit edukativ.Elementi kryesor I autoritetit prinderor eshte puna
shoqerore e prindit,veprimi I tij moral dhe etik,rraporti ndajpunes dhe shoqeris,prestigji I tij ne rethink u jeton,punon dhe ndikon shum.

Element I rendesishem dhe per mbajtesor I autoritetit prindror eshte edhe relacioni I barabart I prinderve ndaj secilit femije,e sidomos sjellje e babait dhe nenes dhe antarve te tjer ne familje.
Autoriteti I prinderve ndikon vetvetiu,paraqitet drejt per drejt natyrshem pa vardisje.Nga e gjith kjo del se autoritetdhe respect te vertet do te ken te femijet e vet ata prinder qe veprojn ashtu si mendojn dhe flasin,te cilet me menyren e sjelljes se tyre jane konsekuent ne shoqeri dhe familje,te drejt,vertetdashes,serioz por me gjith kete qe sillen me butesi ndaj femijve te tyre.
Familja si faktor I edukimit te femijes

Jeta dhe edukimi familjar ne zhvillimin e femijes paraqesin shkallen e par me te rendesishme te edukimit te aredheshem shoqeror kultural.
Faktori edukativ,I cili edukimin familjar e ben si te pazavendsushem,eshte ndjenja e dashuris,qe lidh prinderit me femijen.
Dashuria ndaj prinderve,deshira qe sa me par te barazohet me ta eshte imrekullushem ai mjet natyror edukativ qe femijes se vogel ne fillim e drejton vetem impulset biologjike,e ndihemojn qe t’I pranojn regullat morale jetesore para se te aftesohet pervoja e tyre familjare.

Dashuria ndaj nenes ndaj prinderve,qe nga fillimi paraqet kush per krijimin e ndjenjave edukuese te femijes:miresia,dhimbsuria,deshira per te kuptuar dhe nderuar njerzit tjer.Psikiatri slloven Sherko kete fakt e vuri ne pah me keto fjale:ai qe nuk e ka shijuar dashurin prindrore,kur nuk do te dij te dashuroj dhe do te jet anetar I keq I bashkesis shoqerore

Kushtet e stabilizuara familjare dhe dashuria e prinderve ndaj femijes jan faketor me me rendesi nga te cilet varet shendeti shpirteror I femijes dhe net e mbeshtetet ndjenja e siguris dhe e prehejes,e cila te femija e vogel eshte njera nga nevojat e para dhe me te forta.
Mbeshtetja e sigurt te prinderit jep karakter te femijes fuqi dhe qendrushmeri,per t’u ballafaquar trimerisht me jeten dhe per optimizem,te evitoj ndjenjen e panevojshme te frikes por edhe te agresivitetit.
Qendrimi idrejt I prinderve ndaj femijeve te tyre eshte ai qendrim kur femijen e shohin si personalitet te vogel I cili per krye kesaj,eshteanetar I barabart I familjes.Prinederit e din edhe ate se femija duhet te mesohet t’i respektoj regullat e jetes se perbashket ne familje dhe mes njerzve,si dhe te mare persiper dhe t’ikryej  obligimet e me vonshme shoqerore.
Keto mardhenie familjare jane me te mira,me qense femija mesohet me drejt per jete ne mes te njerzve.
Femija meson dhe zhvillon aftesin e rendesishme te vetzoterimit,e cila per jet te barabarte ne mes te njerzve eshte aftesi e domosdoshme.Barazia nuk do te thot aspirat e qellimeve te veta egoiste,ashtu si mendojn disa,por do te thot se te gjith njerzit kane te drejta te barabarta njerzore qe duhet te respektohet.Neqoftese femija sheh ne familje qe eshte bashkesija e tij e par shoqerore,se te gjithe anetaret e familjes duhet ta respektojn njeri tjetrin do te mesoj qe t’i meposhte qellimet egoiste.Ajo qe eshte me me rendesi,femija do te veproj keshtu jo nga frika e denimit,por nga deshira qe prinderit te jetojn te lumtur e ne kenaqesi.Femija I till do t’I ushtroj ne kolektivin e tij te par,ne familje,te gjitha aftesit dhe shprehit sociale te cilat me vone do t’I aplikoj me gjersisht ne jeten shoqerore ne pergjithsi.

                                                      
Qendrimet e prinderve ne procesin e edukimit

  Pasojat negative ne formimin e pamvarsis se femijes dhe shoqerizmit ne moshen parashkollore,do te jene evidente edhe ne moshe me te ritur,nese prinderit shpesh her pengojn plotesimin e deshirave,respektivisht nevojes  per pavarsi dhe shoqerizim jan prezente sjelljet e prinderve e sidomos nenave,qe nga mosha e hershme, kur femija insiston te haj ushqim vet,nena nuk e lejon kete iniciativ me preteks se mos ndyhet e te derdh ushqimin,ose gjat kryerjes se ndonj aktiviteti gjat lojes.
Ne moshen me te ritur parashkollore,sidomos femrat paraqesin deshir per te kryer ndonje pune qofte per te pasteruar ose te laj ene.
Nena me kembengulje insiston qe te mos e bej ate pune duke kercenuar se nuk din,keshtu vazhdojn kundershtimet e qe disa her vjen edhe deri te ndeshkimet fizike.Ne vend se nena ta miratje punen esaj,por mepretekst se heren tjeter do ta kry edhe me mire.
Ne kete menyr ajo do t’I a shtonte vullnetin per pun,vetbesimin dhe vetiniciativen dhe pavarsin,qe ka rendesi te jashtezakonshme per jeten e ardhshme,jo veten por edhe per shoqerine.
Per ndrishe personi I pa formuar,pasiv,I varur qe nuk tregon kurfare interesi per ndonj aktivitet dhe nuk mer ndonj iniciative per ndonje veprimtari por cdo her do te jet I varur prej tjerve,ai nuk do te prosperoje ne jete,e aq me pak nuk do te jete as I dobishem per shoqerin.

                          

Aspekti ishoqerizimit ne procesin e edukimit familjar

Perderisa ne familje ka jetuar ne nje bashkesi,antaret e te cilit jane te temperamentit te ngjajshem,karakterit dhe intelegjences-sepse lidhjet e tyre fesnoree perbejn bazen biologjike kurse edukata e perbashket sajon bazen psikike te asaj ngjajshmerie-qe do te thote ne kolektivin e shokve te vete,ne loje,ajo ka ast te hasne shprehi sjelljet,pamjen,te cilat jane krejtesisht te ndryshme nga ato qe jane te tij ose te familjes se tije.Ne kete rethe te ri shoqeror femija eshte I trajtuar ndryshe,ndryshe sillet me ten e krahasim me sjelljet ne familje.Ne mesin e moshatarve te vete,ajo nuk mund de jete e priviligjuar per shkak se eshte ivogel,nuk ka kujt t’I ankohet,para ligjit te kolektivit te vogel te gjitha jane njesoj,kerkujt nuk I falet asgje.
Nese ndonjeri flet dicka qe nuk eshte e vertet menjher gjendet tjetri I cili reagon e zbulon dhe e permirson.
Ndikimi I fuqishem I ketij rrethi te rri zakonisht nuk mbeteti pa verejtur.prinderit disa ndrishime I vrejne me heret disa me vone,e disa nuk mund t’I hetojn fare.kshtu ndodh qe prinderit te cuditen kur femija shpreh ndonje gjest ne sjellje,sjell shprehje te re ne bisede.
Kryesisht eshte gabim nese ata menjher do ta ndalonin sjelljen e till,duke mos hyr ne analize me te thell dhe duke mos I kerkuar shkaqet e tij te verteta.E arsyeshme eshte te sqarohet domethenia e fjales ose gjestit te denohet.Te shum prinder ekziston edhe nje doze e caktuar prej frikes prej shoqerimit me femije tjere,e cila ndonjeher eshte plotesisht e arsyshme.
Sa me shum kontakte ne mese femijeve qofte ne ruge,ne shtepi,ne instuticionet parashkollore femijet gjejn moshataret e vet me te cilin perbejn nje kolektiv me te madh se sa qe jane,grupet ne rruge dhe qe me fuqishem ndikojn ne sferen eduktive.
Por me gjith kontaktet ne grupet me te vogla te femijeve ne rruge kontribojn ne zgjimin e interesimin dhe synimin.nuk eshte I rall rasti qe prej kontakteve te atyre shokve te vegjel te zgjohet interesim I fuqishem per aritjen e ndonje qellimi te behet mjek ,automekanik,arsimtar etj.
Interesim qe e percjell femijen gjat gjith jetes.